Ky është pjesëtari i FSK-së që u vra bashkë me vëllain në Malishevë (Foto)

Ky është pjesëtari i FSK-së që u vra bashkë me vëllain në Malishevë (Foto)

  Policia ka njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloçicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital. Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, […]

 

Policia ka njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloçicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital.

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç.

Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se njëri prej personave të vrarë është pjesëtar i FSK-së.

“Po mund të konfirmojmë se ka ndodhur ky rast, ka ndodhur vrasja e tetarit Shani Tafil Maloku i datëlindjes 1973 nga fshati Plloçicë e Malishevës. Ky ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike)”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Maloku ka qenë përpara ish-pjesëtar i TMK-së, kurse gjatë kohës sa ka shërbyer nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore, por ka pasur vetëm masa stimulative.

“Ky është vrarë natën së bashku me vëllanë e tij duke u kthyer në shtëpi. Për momentin policia e Kosovës është duke u marrë me rastin. Strukturat kompetente të FSK-së janë duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës. Tani për tani nuk mund të flasim për motivet ngase nuk i dimë ato. Presim rezultatet e hetimeve që po i bën policia dhe organet e tjera kompetente”, ka thënë Shala.

Ndërsa, sipas policisë motivet e këtij akti deri më tani janë të panjohura. Po ashtu nuk dihet se kush janë kryerësit e kësaj vepre.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të  veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të ngjashme
Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë