“Jo luftë me Rusinë, ta mbajmë këmbën në fytin e ISIS-it derisa ta mbytim”

Për dallim nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që kërkon në mënyrë të menjërshme të bombardojë artilerinë ushtarake të regjimit Assad, shefi i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara James Mattis ka kërkuar kujdes në lidhje me këtë çështje. Në një dëgjim në publik të enjten, Mattis deklaroi para anëtarëve të kongresit se Shtetet e Bashkuara […]
Në një dëgjim në publik të enjten, Mattis deklaroi para anëtarëve të kongresit se Shtetet e Bashkuara nuk do të “angazhohen në një luftë civile”, dhe mbetet e përkushtuar ndaj negociatave të mbështetura nga OKB-ja në Gjenevë për t’i dhënë fund luftës.
“Ne jemi duke provuar për t’i dhënë fund vdekjeve të civilëve të pafajshëm. Në një nivel strategjik është si e mbajmë këtë larg një përshkallëzimi,” tha ai, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Strategjia jonë mbetet e njejtë sikur para një viti: Për ta çuar këtë në një paqe të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. Në të njejtën kohë, ne e mbajmë këmbën tonë në qafën e ISIS-it derisa ta mbytim atë,” tha ai duke iu referuar Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit e njohur edhe si ISIS.
Gjithashtu ai tha se nuk ka kurrfarë arsye që Uashingtoni dhe Moska të luftojnë me njëra tjetrën, duke shtuar se “ne kemi nevojë që të gjitha kombet të punojnë së bashku”./Periskopi/












