Ekskluzive: Bolton i dha ultimatum 48 orësh Haradinajt për ta pezulluar taksën

Ekskluzive: Bolton i dha ultimatum 48 orësh Haradinajt për ta pezulluar taksën

Burime të Periskopit brenda partive të koalicionit qeverisës, bëjnë me dije se  Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, i ka dhënë ultimatum 48 orë kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën ndaj Serbisë. Telefonata për të cilën ishte raportuar para pak ditësh se do t’i bëhej kryeministrit Ramush Haradinaj nga Shtëpia e […]

Telefonata për të cilën ishte raportuar para pak ditësh se do t’i bëhej kryeministrit Ramush Haradinaj nga Shtëpia e Bardhë, ka ndodhur nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Trump, John Bolton.

Derisa nuk janë dhënë ende sqarime të detajuara lidhur me këtë telefonatë, burime të Periskopit tregojnë se mesazhi i Bolton ka qenë që të pezullohet taksa 100 % ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë, sa i përket telefonatës së shumëpërfolur, ajo është komentuar në mënyra të ndryshme. Njëra nga to, ka qenë edhe ajo e vetë zyrtarit të AAK’së, Ardian Gjini, i cili ka deklaruar se ‘telefonata ka qenë e ashpër dhe ka qenë kërkesë që të pezullohet taksa’.

Që prej vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe, ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe vetë SHBA’të, që përmes Ambasadës së saj në Kosovë, kanë kërkuar që ajo të hiqet.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri Haradinaj ka qenë tejet këmbënuglës në qëndrimin se ‘taksa nuk do të pezullohet deri në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do rezultonte me njohje’. Rrjedhimisht, taksa nuk do të hiqej pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

Mirëpo, zhvillimet dramatike morën kahje tjetër, në momentin kur dy partnerët e koalicionit Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, publikuan brenda një periudhe të shkurtër dy qëndrime që dallonin nga njëra – tjetra.

Kryeministri Haradinaj, në letrën që ua kishte dërguar vendeve të Kuintit, kishte kërkuar veç tjerash edhe mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për Dialog, gjë e cila më vonë do të kundërshtohej ashpër nga partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja. Fillimisht, Kadri Veseli përmes një letre të publikuar në profilin e tij në Facebook, pas një takimi që kishte zhvilluar me ambasadorin amerikan Kosnett, vetë – pra, pa prezencën e Haradinajt, jep edhe propozimin e tij për pezullimin e taksës ndaj Serbisë për 120 ditë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar edhe sot (e enjte) liderët politikë në Kosovë. Thaçi, Haradinaj e Veseli, gjatë ditës kanë dhënë mesazhin se ‘bashkëpunimi dhe miqësia me SHBA’të nuk do të lëkundet’. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?