Assad e sheh si fitore sulmin kimik ndaj civilëve: Ja pse po na kërcënon Perëndimi

Assad e sheh si fitore sulmin kimik ndaj civilëve: Ja pse po na kërcënon Perëndimi

Presidenti sirian, Bashar Al-Assad, ka folur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për sulme të mundshëm në Siri. Assad ka thënë se këto kërcënime nuk kontribuojnë për asgjë, përveç destabilizimit të Sirisë dhe rajonit,shkruan Periskopi. Ai veprimet e fundit në Siri, përfshirë edhe sulmin kimik ndaj civilëve e ka konsideruar si fitore për pushtetin, […]

Ai veprimet e fundit në Siri, përfshirë edhe sulmin kimik ndaj civilëve e ka konsideruar si fitore për pushtetin, dhe ka thënë që kjo po i pengon Perëndimit.

“Sa herë që ushtria siriane arrin fitore në fushë, disa vende perëndimore ngrenë zërin dhe intensifikojnë lëvizjet e tyre në një përpjekje për të ndryshuar rrugën e ngjarjeve”, ka deklaruar  Assad, raporton RT, transmeton Periskopi.

Sipas tij një ndërhyrje e tillë e perëndimit vetëm sa do të përkeqësonte situatën dhe do të kërcënonte sigurinë ndërkombëtare.

Këto “zëra” dhe “çdo veprim i mundshëm” nga Perëndimi “nuk do të kontribuojnë veçse një rritje të paqëndrueshmërisë në rajon, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë kreu i Sirisë gjatë një takimi me  Ali Akbar Velayati, këshilltar i lartë i Suprem i Iranit.

Këto deklarime të Assadit kanë marrë edhe miratimin e iranianit Velayati, i cili ka thënë se këto kërcënime për sulme në Siri, janë të bazuara në gënjeshtra, kinse për çlirimin e Goutas Lindore.

I gjithë ky acarim i situatës ka ardhur si pasojë e një sulmi kimik në Siri.

Fillimisht Donald Trump përmes një reagimi në Twitter kishte kërcënuar Rusinë së do ta sulmonte në bazat e saj në Siri, por më pas deklarimet e tij ishin zbutur, pas reagimit rus.

Një nismë të tillë të Trump nuk e ka përkrahur as Gjermania./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?