Ekskluzive: I arrestuari për krime në Nju Jork, vozitës i Konsullatës dhe i afërt me Thaçin e Hoxhajn (Foto)

Ekskluzive: I arrestuari për krime në Nju Jork, vozitës i Konsullatës dhe i afërt me Thaçin e Hoxhajn (Foto)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), publikuan dje njoftimin për arrestimin e gjashtë personave në Nju Jork, në mesin e tyre shqiptarë dhe të huaj, si dhe 4 të tjerëve në Kosovë, nën dyshimin për krim të organizuar, shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe  zhvatje.

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) në SHBA, shkruan Periskopi.

Në mesin e të arrestuarve në Nju Jork është edhe Albert Veliu, i cili deri më tash ishte vozitës zyrtar i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork. Po ashtu, i arrestuar në mesin e narko-dilerëve të dyshuar e transportuesve të armëve të rënda, është edhe vëllai i tij, Alban Veliu.

Ajo që nuk dihet është se Albert Veliu nuk është thjesht një vozitës i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork. Ai është i afërt edhe më zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

I njëjti kishte qëndruar në kohën e fushatës në Kosovë, siç merr vesh Periskopi, me kërkesë të ministrit në detyre të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt.  Merret vesh se Hoxha kishte kërkuar nga Veliu që t’i ndihmojë partisë së tij gjatë fushatës.

Periskopi merr vesh se ish-Ambasadori i Kosovës në SHBA, Bekim Sejdiu kishte kërkuar disa herë shkarkimin nga puna të Albert Veliut nga Konsullata në SHBA, por kjo gjë ishte refuzuar fuqishëm nga Thaçi e Hoxhaj në vazhdimësi.

Shkarkimin e tij e kishte kërkuar edhe Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, por nuk ka pasur asnjë rezultat konkret në këtë drejtim, falë mbështetjes së pakompromis që Thaçi e Hoxhaj ia kanë bërë të dyshuarit për krime të rënda në SHBA, Albert Veliut.

Për rastin, Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se zola anti-tank dhe pushkë automatike AK-47 do të shkonin për bandat meksikane në kufi me SHBA-të, nga grupi ku bënin pjesë edhe dy vëllezërit Veliu. /Periskopi/

Daily Mail për konfiskimin e armëve të kosovarit: Ja ku do përfundonin ato (Foto)

 

 

 

Shpërndaje në: