Thaçi: Shala e Bajgorës, potenciali i madh turistik
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me promovimin e bukurive natyrore në Kosovë. Kësaj radhe, ai ka postuar një video nga Shala e Bajgorës, për të cilën ka thënë se natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar.
“Shala e Bajgorës, bukuri e papërshkrueshme. Mikpritja e shaljanëve , potenciali i madh turistik, natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, po e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar”, ka shkruar ai në Facebook.