Donika Gërvalla merr detyrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës
![Donika Gërvalla merr detyrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/03/thumbnail_Foto_Ministrja-Donika-Gervalla-me-stafin-e-MPJD.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, sot pranoi detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe punë ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës.
“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, andaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbështetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ajo.