Zyrtarja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim në BE

Zyrtarja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim në BE

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur Seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian në 6 shtete të Evropës Juglindore”.

Këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria Federale Gjermane, Valeska Esch, ka theksuar se Gjermania dëshiron t’i shoh gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor integruara sa më shpejt në BE.

“Qeveria Gjerman do të shoh gjashtë vendet të jenë të integruar sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kur është bërë Procesi Berlinit para 10 viteve ka për qëllimin integrimin ekonomik dhe drejtë anëtarësimit në BE. Çdo hap i integrimin ekonomik rajonal është i rëndësishëm. Qeveria Gjerman mirëpriti vendimin kryeministrit Kurti për heqjen e vizave për Bosnjës”, ka thënë ajo.

Kurse, këshilltarë politik i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka theksuar se përgjatë këtyre tre viteve ka përparim dhe ndryshim në Procesin e Berlinit, pasi që sipas tij, Qeveria e Kosovës ka prekur problemet e qytetarëve.

“Tani ka gjera konkrete që po bëjmë në Procesin e Berlinit. Duke marrë parasysh që Tregu i Përbashkët Rajonal do të kemi më shumë nxitje për të kryer punë sepse çfarëdo që të bëjmë kemi bërë një plan për te bërë reforma… Shumë vështirësi kishim me CEFTA-n, tani kemi përfaqësim të drejtpërdrejtë, kjo na bënë pjesëmarrës dhe na jep përgjegjësi të ecim përpara. Barazia duhet të sigurohet Procesi i Berlinit ka qenë faktorë kyç që të gjithë të trajtohet të barabartë”, ka thënë Zulfaj.

Kurse, drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi ka deklaruar se gjatë këtyre 10 viteve Procesi i Berlinit ka krijuar suksese për Kosovën në tregun e përbashkët rajonal.

Ndërsa, Ardian Hackaj, drejtor kërkimor i CDI dhe Koordinator i Forumit të Lidhjes së Tiranës, ka thënë se ajo që është arritur në nivel politik duhet të zbarohet në marrëveshje të mobilitetit.

Shpërndaje në: