Zyrtarja e Lartë për Planifikim Strategjik në ZKM i bashkohet LDK-së, Azemi e mirëpret: Nder dhe kënaqësi

Zyrtarja e Lartë për Planifikim Strategjik në ZKM i bashkohet LDK-së, Azemi e mirëpret: Nder dhe kënaqësi

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka bërë të ditur se kësaj partie i është bashkuar Ibatete Mehmeti.

“Është nder dhe kënaqësi që tash e tutje ta kemi në mesin tonë, dhe i dëshirojmë mirëseardhje të përzemërt në Rrugën e Re”, ka shkruar Azemi në postimin në Facebook.

Ibatete Mehmeti siç ka shkruar Azemi, ka mbaruar studimet për ekonomi si dhe për juridik në Universitetin e Prishtinës.

“Profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme për Lidhjen tonë. LDK është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja, dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij. Suksese në rrugëtimin e përbashkët, Ibadete! Na priftë e mbara”, ka shkruar Azemi.

Shpërndaje në: