Zyrtarisht, kjo është xhaketa që do vishni këtë vjeshtë!
Edhe pse temperaturat janë ende të larta, një ditë të bukur nga këto do e gjeni veten duke ecur në një tokë me gjethe të rëna që do ju kërcasin në këmbë, në një kohë pak të vrenjtur, ku nuk bën nxehtë, por s’është as ftohtë dhe nëse ju pëlqen të visheni mirë, me shumë gjasa do të jeni duke veshur një nga këto xhaketa:
Nuk ka rëndësi cilën, çfarë firme apo modeli, xhaketa e zezë lëkurë është kryefjalë e modës, gjatë sezonit të vjeshtës 2020 dhe duket aq seksi dhe njëkohësisht klasike, e kombinuar me stile të ndryshme të veshjeve.
Edhe të famshme si Irina Shayk, Emily Ratajkowski apo Kaia Gerber e konfirmojnë këtë që sapo thamë, madje edhe me kombinime që mund t’i bëni edhe me temperatura më të larta: