Zyrtari izraelit: Netanyahu do të fokusohet në bisedimet e armëpushimit me Hezbollahun në New York

Zyrtari izraelit: Netanyahu do të fokusohet në bisedimet e armëpushimit me Hezbollahun në New York

Një zyrtar izraelit i ka thënë CNN se bisedimet për një armëpushim të mundshëm të përkohshëm me Hezbollahun janë një motivues kryesor për udhëtimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtari tha se se ishte e dukshme që Netanyahu, i cili aktualisht nuk i ka mohuar raportimet se ShBA-ja po bën presion për një armëpushim 21-ditor, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ky zyrtar, burim i CNN shtoi se arsyeja kryesore e udhëtimit të Netanyahut janë këto bisedime dhe mesazhi në një konferencë të djeshme të Izraelit ishte se “Izraeli favorizon një zgjidhje diplomatike”.

Shpërndaje në: