Zyrtari amerikan: Mundësia për t’u bashkuar në BE varet nga Qeveria e Kosovës, duhet ta bëjnë zgjidhjen

Zyrtari amerikan: Mundësia për t’u bashkuar në BE varet nga Qeveria e Kosovës, duhet ta bëjnë zgjidhjen

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin, ka deklaruar se ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e Asociacionit. 

Ai tha se nuk e sheh Rusinë dhe Kinën të shtrijnë ndikimin në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës kanë bërë përparim shumë të madh.

“Isha atje gjatë ditëve dhe kapitujve më të errët për të. E kam parë zhvillimin e saj nga një zonë lufte me qytete të shkatërruara në një vend që tani duket si çdo qytet tjetër modern evropian. Nuk shqetësohem aspak se për cilat vlera do të përcaktohet populli i Kosovës, për vlerat demokratike të Amerikës, apo të shteteve autoritare që dëshirojnë të ndryshojnë sistemin ndërkombëtar. Nuk ka garë. Populli i Kosovës është pro-amerikan.”

 

 

Rubin në fund bëri thirrje që të kuptohet përparimi që është bërë dhe se mundësia për t’u bashkuar në BE varet edhe nga qeveria e Kosovës – nga e cila thotë se pret që të bëjnë zgjedhjen.

“Shpesh është vështirë që kur diplomacia bllokohet, të arrish të vlerësosh përparimin e madh që është shënuar. I bëj thirrje popullit të Kosovës ta kuptojë sa shumë ka përparuar në këto 25 vite nga një periudhë kur jeta e njerëzve ishte në rrezik tek një periudhë e lirive bazike, me demokraci që funksionon, ekonomi që po shënon përmirësim dhe mundësinë reale për t’u bashkuar me BE-në që varet nga ata vetë, nga qeveria e tyre, që tani mund ta zgjedhin vetë fatin e tyre. Si zyrtar amerikan, ne do të sigurohemi që ata të jenë në gjendje të vendosin për veten e tyre. Por ata duhet ta bëjnë zgjedhjen dhe ne shpresojmë se do ta bëjnë.‘ – tha Rubin për Zërin e Amerikës.

Shpërndaje në: