Zyrtare: Xavi është kryetrajner i ri i KF Barcelonës
Gjiganti katalonas, KF Barcelona ka emëruar legjendën e saj si futbollist, Xavi Hernandezin në krye të shtabit teknik të saj.
Xavi rikthehet kështu në krye të Barcelonës si kryetrajner pas shkarkimi të holandezit Ronald Koeman, një tjetër legjendë e klubit si futbollist që dështoi si trajner.
Koeman u shkarkua pas 14 muajsh në krye të klubit të dytë më të trofeshëm spanjoll, pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano më 27 tetor, raporton Goal.com, përkthen Periskopi.
Al Sadd në një deklaratë zyrtare ka deklaruar: “Administrata e klubit ka aprovuar transferimin e Xavit te Barcelona pas pagesës së klauzolës së kontratës së tij. Xavi konsiderohet si pjesë e rëndësishme e historisë tonë dhe ne i dëshirojmë çdo sukses në të ardhmen”.