Zyrtare: Wolves bëhet me trajner të ri

Zyrtare: Wolves bëhet me trajner të ri

Wolves kanë konfirmuar emërimin e ish-shefit të Benfica-s Bruno Lage si trajnerin e tyre të ri.

Klubi i Molineux ka qenë në kërkim të një menaxheri të ri pas largimit të Nuno Espirito Santo në fund të sezonit të kaluar, transmeton Periskopi.

Lage ka fituar një reputacion mbresëlënës për zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke ushqyer talenta si Joao Felix, Ruben Dias dhe Carlos Vinicius para se treshja të transferohej në Atletico Madrid, Manchester City dhe Tottenham.

Pasi nuk arriti të bëhej futbollist, ai u kthye në trajner në moshën 21 vjeçare dhe punoi në ligat e ulëta të futbollit portugez si trajner i të rinjve dhe asistent menaxher./Periskopi

Shpërndaje në: