Zyrtare: Vëllezërit Gasol pensionohen nga kombëtarja spanjolle

Zyrtare: Vëllezërit Gasol pensionohen nga kombëtarja spanjolle

Pas humbjes ndaj ShBA-ve, kombëtarja e Spanjës në basketboll ka marrë edhe një tjetër lajm të hidhur.

Dy ikonat e kombëtares, Pau dhe Marc Gasol, kanë bërë të ditur se ndeshja e tyre ndaj ShBA-ve ishte e fundit me fanellën e Spanjës.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit për skuadrën kombëtare. Vet fakti që isha i aftë të kthehem, të luaja, të garoja në këtë nivel, ky tashmë është sukses i madh”, ka thënë Pau Gasol, pas eliminimit nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, transmeton Periskopi.

Njësoj sikur vëllai, edhe Marc Gasol mori vendimin e njëjtë, për t’u mos paraqitur më me ‘Stuhinë e Kuqe’.

“Djemtë që janë më të rinj duhet të luajnë. Për të ndodhur kjo, djemtë më të vjetër duhet të lirojnë rrugën”, ka thënë Marc.

Dy vëllezërit Gasol kanë qenë qendrat kryesore për kombëtaren e Spanjës viteve të fundit. Zëvendësimi i tyre nuk do të jetë punë e lehtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: