Zyrtare: Van’t Schip nuk vazhdon ta drejtojë Greqinë
Kombëtarja e Greqisë do të jetë pa trajner në fund të vitit.
John Van’t Schip nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Greqisë, dhe për këtë ai ka njoftuar përmes një postimi në Instagram, përcjell Periskopi.
Holandezi ka thënë se pasi kontrata e tij të skadojë më 31 dhjetor, ai nuk do të vazhdojë me Greqinë.
Van’t Schip nuk arriti rezultate të mira me Greqinë në kualifikueset për Kupën e Botës, derisa në grup kishte edhe Kosovën.
Van’t Schip është trajneri i radhës nga grupi i Kosovës, pas Challandes, që do të përshëndetet me kombëtare./ Periskopi/