Zyrtare: Valtteri Bottas do të largohet nga Mercedes, në vitin 2022 nis aventurë të re me Alfa Romeo
Skuadra e Mercedes – AMG Petronas ka konfirmuar sot edhe zyrtarisht se Valtteri Bottas nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me ta.
Bottas, një nga pilotët më të mirë pas Hamilton vitet e fundit, ka vendosur të nis një aventurë të re në vitin 2022.
Do të jetë skuadra e Alfa Romeo Racing ajo që do të ketë një makinë për pilotin finlandez.
Valtteri i bashkohej skuadrës së Mercedes në vitin 2017 dhe që atëherë ka shënuar nëntë fitore, ka përfunduar 54 herë në podium dhe 17 herë ka nisur në pole-position.
Bashkëpunimi i Bottas me Hamilton do të mbetet si një nga më të mirët në historinë e Formula 1. /Periskopi/