Zyrtare: Ulpiana transferon futbollistin nga Brazili
Ish-futbollisti i Teutës së Durrësit, Iran da Coinceiçao është larguar nga kampioni i Shqipërisë në futboll.
Futbollisti brazilian do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin e Kosovës.
25-vjeçari kishte oferta edhe nga klube tjera të Superligës dhe Superiores, por ai zgjodhi Ulpianën.
Iran da Coinceçao në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubeve me të madha braziliane si Sau Paulo për katër vite, America MG gjithashtu për katër vite, kurse në Juventus ka qëndruar për dy vite.