Zyrtare: UEFA nis hetimet ndaj Juves, Barçës dhe Realit për SuperLigën Evropiane

Zyrtare: UEFA nis hetimet ndaj Juves, Barçës dhe Realit për SuperLigën Evropiane

UEFA ka filluar një hetim disiplinor kundër Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, ​​tre ekipet e fundit ende të përfshira në Super League, transmeton Periskopi.

Në fillim të kësaj jave, Juventusit iu tha nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, që të braktis projektin ose do të largohet edhe nga Seria A.

Në anën tjetër Barcelona dhe sidomos Reali, kanë qëndruar të pandryshuara në qëndrimet e tyre për të dërguar përpara projektin, por Uefa po bën gjithçka që po mundet që ti ndaloj ata prej kërcnimeve deri te masat diciplinore.

Pas përfundimit të hetimeve ato mund të përballen me dënime të ashpra./Periskopi

Shpërndaje në: