Zyrtare: UEFA konfirmon se shorti i CL do të hidhet përsëri pas ‘problemeve teknike’
UEFA e ka konfirmuar se shorti për fazën e eleminimit direkt në Champions League do të hidhet përsëri, pas ‘një problemi teknik’ që u përcoll pastaj me gabime të tjera gjatë ceremonisë.
Në skena jashtëzakonisht konfuze, Manchester Unitedi u tërhoq kundër Villarrealit, pavarësisht se të dy skuadrat ishin në të njejtin grup, derisa United nuk ishte në vazon e Atletico Madridit.
United pastaj u tërhoq kundër PSG-së, me Villarrealin që u tërhoq kundër Manchester Cityt dhe Atletico kundër Bayern Munichut.
Shumë klube janë ankuar dhe kanë kërkuar që shorti të hidhet përsëri.
Dhe UEFA e ka konfirmuar se shorti i ri do të hidhet në Nion në ora 15:00. /Periskopi.com/