Zyrtare: UEFA dënon Llapin për ndeshjen ndaj Buducnostit
Skuadra e Llapit është dënuar nga UEFA pas lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj Buducnostit në shtëpi.
Sipas UEFA’s, tifozët e Llapit kishte thirrur kore raciste dhe kanë hedhur gjësende në fushë – që janë të ndaluara.
Dy ndeshjet e ardhshme në Evropë, KF Llapi do t’i luajë pa tifozë, teksa do të paguajnë edhe 58 mijë euro gjobë.
Ja njoftimi i UEFA:
– Të gjobisë KF Llapi 1932 me 50,000 € dhe të urdhërojë KF Llapi 1932 që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të garës së UEFA-s me dyer të mbyllura (pa tifozë), ky vendim vjen pas sjelljeve raciste të tizovë, hedhjen e sendeve, ndezjen e fishekzjarreve dhe mesazhet provokuese (d.m.th. banderola të paligjshme).
– Të urdhërojë KF Llapi 1932 që në ndeshjen e radhës të kompeticionit të UEFA-s që luan si klub pritës të zbatojë direktivën e mëposhtme: të vendosë një pankartë me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s në të.
– Të gjobitet KF Llapi 1932 me 8000 € për bllokim të rrugëve publike.