Zyrtare: Tottenhami tërhiqet nga planet për Super Ligën Evropiane
Pas Manchester Cityt dhe Liverpoolit, edhe Tottenhami i është bashkuar valës së tërheqjeve nga planet për Super Ligën kontraverse, shkruan Periskopi.
Tashmë është raportuar se të gjitha klubet angleze janë tërhequr, teksa Tottenhami është e treta që ka dalë me komunikatë zyrtare.
”Mund ta konfirmojmë se ne formalisht kemi filluar procedurat për tërheqje nga grupi zhvillues për Super Ligën,” shkruhet në komunikatën e Tottenhamit. /Periskopi.com/
We can confirm that we have formally commenced procedures to withdraw from the group developing proposals for a European Super League (ESL).#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 20, 2021