Zyrtare: Thierry Henry rikthehet te Kombëtarja e Belgjikës

Zyrtare: Thierry Henry rikthehet te Kombëtarja e Belgjikës

Thierry Henry edhe zyrtarisht është rikthyer te Kombëtarja e Belgjikës

Belgët po përgatiten për Kampionatin Evropian, kampionat ky që fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik.

Roberto Martinez i ka besuar sërish legjendës së Arsenalit, duke e rikthyer në stafin e tij.

Henry do të jetë në stafin e trajnerit si ndihmës i tij, derisa para më shumë se tre muajsh po drejtonte skuadrën e MLS, Montreal Impact.

Por, nën arsyetimin se kishte disa punë familjare, francezi dha dorëheqje, duke u rikthyer përsëri te belgët.

Shpërndaje në: