Zyrtarë të EULEX-it, zbarkojnë te zyret e PDK’së
Brenda zyrave të PDK-së në Prishtinë momentalisht janë futur zyrtarë të EULEX’it.
Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX’it.
Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.
Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.