Zyrtare: Southgate rinovon kontratën me Anglinë
Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka rinovuar kontratën e tij.
Seleksionuesit anglez, Southgate, i është besuar stoli i ‘Tre Luanëve’ deri në vitin 2024, shkruan Periskopi.
Southgate ka pasur disa suksese me Anglinë, por nuk ka fituar asnjë titull të madh.
Anglia nën urdhrat e tij shkoi në gjysmëfinale të Kupës së Botës, si dhe preki finalen e Euro 2020.
Tani, Southgate do të ketë edhe dy mundësi që të fitojë trofe; Euro ose Botëror. /Periskopi/