Zyrtare: Skuadra e Serie A nuk udhëton për ndeshjen e kampionatit për shkak të Covid-19
Salernitana ka një rast pozitiv me Covid-19 në skuadër dhe është urdhëruar të mos udhëtojë për ndeshjen e nesërme kundër Udineses, derisa të kompletohen testime të tjera.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Serie A që do të kishte impakt nga vala e re e rasteve të Covid, që ka marrë hov të madh përmes variantit Omicron, transmeton Periskopi.
Agjensioni i lajmeve, ANSA raporton se autoritetet lokale shëndetësore kanë urdhëruar Salerniatanan të karantinohet pas disa rasteve pozitive në skuadër.
Sidoqoftë, një komunikatë e klubit e bëri të qartë se ishte vetëm një rast pozitiv.
Ata pritej të fluturonin sot në Udine, por udhëtimi i tyre u bllokua. Ka gjasa që ndeshja të luhet, nëse testimet e reja për pjesën tjetër të grupit dalin negative. /Periskopi.com/