Zyrtare: Skuadra e Lirisë nënshkruan me trajnerin e njohur turk
Tashmë dhe është zyrtare, skuadra e Lirisë ka firmosur kontratë me trajnerin e njohur turk, Nedim Yigit.
Me promovimin në Superligë për sezonin e ardhshëm, skuadra nga Prizreni ka vendosur të forcohet me prurje ë fuqishme nga jashtë, shkruan Periskopi.
Më poshtë postimi i plotë i skuadrës së Lirisë:
Zyrtare:
Bomba e ditës
NEDIM YIGIT trajner i Lirisë
Trajneri me përvojë të madhe në futbollin turk, i ka thënë po ofertës së klubit Liria.
“Ai, tashmë zyrtarishtë do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menagjer i Lirisë.
Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira.Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojm në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.
Më poshtë ju sjellim CV- n e tij:
Karrieren si trajner e ka nisur te ekipi Yozgatspor ne Ligën e 3-të edhe si trajner edhe si lojtar, në vitin 2003-2005.
2005-2006, ishte ndihmës trajner ne ekipin Zeytinbirnuspor në Ligën e 3-te.
2006-2007, trajner kryesor në ekipin Silivrispor në Ligen e 3-të.
2007-2008,ndihmës trajner në ekipin Galatasaray B.
2008-2010, kryetrajner në ekipin e Galatasaray U-21 si dhe shef i Akademisë së Galatasaray.
2011-2012, ndihmës trajner në ekipin e Gaziantepspor në Superligë.
2012-2014, drejtor i Akademisen Altinordu (akademia më e trofeshme dhe më e suksesshme në Turqi).
2014-2016, trajner kryesor në reprezentacionin e Turqis U-20.
2016-2018, ndihmës trajner në reprezentacionin e Turqis
(ndihmës i Fatih Terim).
2018-2019, drejtor i Akademisë së Galatasaray.
2019-2023, drejtor i Akademisë së Basaksehir.
Ndërkaw, vitn e fundit në Iskenderunspor trajner kryesor ne ligen e 3-te.