Zyrtare: Shtyhet tjetër ndeshje e Premier Leagues
Ndeshja e javës së 17-të në Premierligë ndërmjet Burnleyt dhe Watfordit zyrtarisht është marrë vendim të shtyhet.
Takimi ishte paraparë të zhvillohej sonte nga ora 20:30, ndërsa klubi i Burnleyt ka njoftuar pak më parë se ndeshja është shtyrë.
Arsyeja e shtyrjes është për shkak të një “shpërthimi” të vazhdueshëm me raste të të infektuarve me COVID-19 në skuadrën e Watfordit.
Si pasojë e kësaj, skuadra e Watfordit ka një numër të pamjaftueshëm lojtarësh të ekipit të parë për të përmbushur ndeshjen.
? Further information regarding the postponement of tonight’s game.
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) December 15, 2021
Kujtojmë se edhe ndeshja tjetër e kësaj jave Brentford – Manchester United është shtyrë për arsyen e njëjtë, rastet e COVID-19.
Klubet angleze të futbollit dita e ditës po raportojnë të infektuar me COVID-19 në skuadrat e tyre, e kjo ka ngjallur reagime edhe te vetë Premierliga e cila ka rritur masat urgjente dhe ka marrë disa vendime.