Zyrtare: Shtyhet për nesër ndeshja e Champions League për shkak të rrebeshit të borës
Ndeshja mes Atalanta dhe Villarreal nuk mund të zhvillohet sonte, si pasojë e reshjeve të borës.
Në Bergamo të Italisë reshjet e borës janë me intensitet të lartë dhe fusha e Atalanta është rënduar nga bora.
Si pasojë, ndeshja mes dy skuadrave, e planifikuar për orën 21:00, të enjten.
Mirëmbajtësit kanë tentuar të pastrojnë borën në kohë, por ishte shumë e vështirë.
Pas disa kontrolleve në terrenin e lojës, arbitri Anthony Taylor, pasi kishte dëgjuar edhe dy trajnerët Gasperini dhe Emery, së bashku edhe me zyrtarët e UEFA-së vendosi të shtyjë ndeshjen e cila me shumë mundësi do të luhet në orët e para të pasdites së nesërme.