Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Premier Leagues

Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Premier Leagues

Watfordi e ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit, Xisco Munoz, vetëm shtatë ndeshje pas fillimit të sezonit.

Spanjolli e lë skuadrën në vendin e 14-të në tabelën e Premier Leagues, pasi grumbulloi vetëm shtatë pikë nga po aq ndeshje, transmeton Periskopi.

Në komunikatën e klubit, ndër të tjerash, shkruhet: ”Bordi mendon se paraqitjet e fundit japin indikacion të fuqishëm në një trend negativ, në një kohë kur skuadra duhet të jetë duke u përmirësuar.”

Munoz mori drejtimin e Watfordit në dhjetorin e kaluar dhe me sukses e riktheu në Premier League, pasi zuri vendin e dytë në Championship. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: