Zyrtare: Shevchenko ndanë rrugët me Ukrainën

Legjenda kroate e futbollit, Andriy Shevchenko, ka vendosur t’i jap fund aventurës si trajner i Ukarinës.
Edhe pas një rrugëtimi mjaft të mirë në Euro 2020 me kombëtaren e Ukrainës, Shevchenko nuk ka gjetur arsye për të vazhduar kontratën e tij, përcjell Periskopi.
“Sot kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës erdhi te fundi. Kalova pesë vite me skuadrën kombëtare. Ishte punë e fortë që dëshmoi se ne kemi aftësi të luajmë futboll modern. Jam falënderues ndaj presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF, për mundësinë për të punuar me skuadrën e Ukrainës”, ka shkruar Shevchenko në ‘Instagram’.
“Jam falënderues ndaj çdo lojtari, çdo personi që ndihmoi dhe ishte i përfshirë në skuadër. Falënderimet e mia edhe për tifozët për përkrahjen e kritikat. Së bashku ia dolëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë kompetitiv, produktiv dhe argëtues”, shtoi mes tjeras ish lojtari i Milan.
Shevchenko arriti t’i ndryshonte komplet fytyrën skuadrës së Ukrainës, duke e futur në mesin e skuadrave më të mira evropiane. Mbetet të shihet kush do të zë vendin e tij në stolin ukrainas. /Periskopi.com/