Zyrtare: Sergio Ramos largohet nga Real Madridi pas 16 viteve shërbim
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është larguar nga klubi pas 16-viteve shërbim.
Ikona e klubit madrilen do ta mbajë një konferencë për sthyp të enjten, për ta konfirmuar edhe formalisht largimin, transmeton Periskopi.
Real Madridi përmes një komunikateje zyrtare ka shkruar: ”Real Madridi konfirmon se nesër, e enjte, në 12:30 mesditë, do të ketë një akt tributi dhe lamtumire për kapitenin tonë, Sergio Ramos, me prezencën e presidentit tonë, Florentino Perez.” /Periskopi.com/