Zyrtare: Sadio Mane nuk e kalon lëndimin, do të mungojë në Kupën e Botës
Sadio Mane nuk ia del dot.
Ylli i kombëtares së Senegalit nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022.
Sulmuesi u dëmtua në Bundesliga në ndeshjen e Bayernit ndaj Werder Bremen, me ç’rast nuk ia doli të rikuperohet në kohë.
Para pak çastesh Federata e Futbollit të Senegalit njoftoi se Mane nuk është rikuperuar dhe do të mungojë në këtë botëror.
Senegali ndodhet në grupin A me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.
BREAKING: Sadio Mané will miss the World Cup, Senegal confirms. He will not be able to be part of the squad as he’s not recovering from his injury. 🚨🇸🇳 #WorldCup2022 pic.twitter.com/RIn9ISBGi0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 17, 2022