Zyrtare: Ronaldo nuk luan ndaj Udinese, ka kërkuar pushim për të gjetur skuadër tjetër në ditët e fundit të merkatos

Zyrtare: Ronaldo nuk luan ndaj Udinese, ka kërkuar pushim për të gjetur skuadër tjetër në ditët e fundit të merkatos

Drama e Cristiano Ronaldos në merkato po vazhdon edhe në fillimin e sezonit për Juventus.

Ylli portugez dhe pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, nuk do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e Juventus kundër Udinese, që luhet sot nga ora 18:30.

Ronaldo nuk do të jetë startues me kërkesën e tij, bën të ditur Fabrizio Romano, pasi lojtari dëshiron të gjejë një zgjidhje largimi gjatë ditëve të fundit të merkatos, përcjell Periskopi.

Juventus nuk ka pranuar akoma ndonjë ofertë zyrtare për portugezin.

Më herët raportohej se Jorge Mendes, agjenti i CR7 po e ofron kartonin e lojtarit te Manchester City, megjithatë ‘Citizens’ nuk janë të interesuar për të.

PSG po ashtu është një nga skuadrat që lidhet me Ronaldon, nëse Mbappe largohet drejt Real Madridit.

Ditë më parë lojtari reagoi për zërat që e lidhin me një largim nga ‘Allianz Stadium’, por duket se ajo ishte vetëm për të qetësuar mediet. /Periskopi/

Shpërndaje në: