ZYRTARE: Real Madridi rinovon me futbollistin që mendohej i padëshiruar

ZYRTARE: Real Madridi rinovon me futbollistin që mendohej i padëshiruar

Dani Carvajal ka vazhduar kontratën me skuadrën e Real Madrid.

Skuadra nga La Liga, Real Madrid, kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm, lidhur me mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajal.

Madrilenët kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës me lojtarin, deri në vitin 2025, transmeton Periskopi. Ky futbollist nuk besohej se ishte pjesë e planeve të këtij klubi për të ardhmen.

Sidoqoftë, Carvajal ka qenë një pikë e rëndësishme për skuadrën gjatë sezoneve të fundit, duke qenë i paprekur në formacionin e ‘Los Blancos’.

Spanjolli kthehej te Real Madrid në vitin 2013, pasi kaloi një kohë në Bundesliga, te skuadra e Leverkusen. /Periskopi/

Shpërndaje në: