Zyrtare: Prishtina përforcohet me Florent Avdylin

Zyrtare: Prishtina përforcohet me Florent Avdylin

Edhe skuadra e Prishtinës ka bërë lëvizjet e saja në merkato, pas atyre të Dritës.

Kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës kanë njoftuar sot se kanë siguruar shërbimet e Florent Avdylit, përcjell Periskopi.

Avdyli ka pasur paraqitje mjaft të mira në Kategorinë Superiore në Shqipëri, duke qenë mesfushor i dalluar.

Lojtari do të jetë me skuadrën e Prishtinës për tri vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se është privilegj që ka mundësinë të luajë me fanellën e Prishtinës dhe se është një ëndërr e realizuar për të.

Më poshtë  mund ta shihni njoftimin e plotë të Prishtinës për këtë lëvizje. /Periskopi/

Shpërndaje në: