Zyrtare: Prishtina dhe Olti Mehmeti ndajnë rrugët
Klubi i Prishtinës ka konfirmuar ndarjen e bashkëpunimit me mesfushorin Olti Mehmeti.
Mehmeti nënshkroi deri në gusht kontratë trevjeçare, por marrëveshja u shkëput para kohe, njoftoi klubi.
Komunikata e plotë e Prishtinës, pa ndërhyrje:
“???????????? ????!
FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.
FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.
Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore”, shkroi klubi në komunikatë.