Zyrtare: Presidenti i Feronikelit ’74 jep dorëheqje
Feronikeli ’74 ka mbetur pa president.
Kjo pasi Erlind Krasniqi, që e udhëhoqi klubin deri më tani, ka dhënë dorëheqje.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka njoftuar për dorëheqjen e tij, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan klubin gjatë kohës së tij.
Postimi i tij i plotë:
Feronikeli ’74 para dy javësh kishte njoftuar për tërheqjen nga garat e Superligës së Kosovës, për t’i rënë pishman pas 24 orësh.
Feronikeli ’74 sot u mposhtë nga Dukagjini, madje ky i fundit kishte 2 lojtarë më pak.