Zyrtare: Odegaard lojtar i Arsenal

Zyrtare: Odegaard lojtar i Arsenal

Arsenal ka mbyllur marrëveshjen me Real Madrid, për kartonin e Martin Odegaard.

Pas një serie të gjatë diskutimesh mes dy palëve, është arritur marrëveshja për transferimin e Odegaard tek Arsenal.

Lojtari norvegjez ka luajtur edhe sezonin e kaluar në Londrën veriore, duke lënë përshtypje mjaft të mira, përcjell Periskopi.

Ai do të kthehet për një aventurë të dytë tek Arsenal, kësaj radhe në formë të transferimit permanent.

Mesfushori do të ketë fanellën me numrin 8 te ‘Gunners’ dhe pritet të ketë rol kyç në planet e Artetas. /Periskopi/

Shpërndaje në: