Zyrtare: Norwich me trajner të ri, Rashica do të punojë nën urdhrat e Smith
Norwich City ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Pak ditë pasi shkarkuan trajneri, Norwich City tashmë kanë emëruar Dean Smith në krye të stolit, përcjell Periskopi.
Smith do të jetë për dy vite e gjysmë me skuadrën e Norwich, pjesë e së cilës është edhe Milot Rashica.
Dean Smith ishte shkarkuar po ashtu nga pozita e trajnerit të Aston Villa ditë më parë, por shpejt bëri zgjidhje.
Mbetet të shihet nëse trajneri do t’ia arrijë të kthejë Norwichin në lojë. /Periskopi/