Zyrtare: Nga Chelsea transferohet në Serie A

Zyrtare: Nga Chelsea transferohet në Serie A

Atalanta ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Davide Zappacosta.

Përmes një postimi në “Twitter”, Atalanta konfirmoi transferimin e Zappacosta nga Chelsea.

“Zappacosta është lojtari më i ri i Atalantas, Mirë se u ktheve, Davide”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Zappacosta ishte pjesë e Chelseas që nga viti 2017, kur u transferua nga Antonio Conte, por pastaj humbi pozitën.

Edicionin e kaluar, mbrojtësi bëri 25 paraqitje në të gjitha garat, mirëpo lëndimet e shumta ndikuan në formën e tij.

Kësisoj, tani është rikthyer te Atalanta, skuadër që synon top katër këtë edicion

 

Shpërndaje në: