Zyrtare: Ndeshja Man United – Liverpool nuk do të luhet sot

Zyrtare: Ndeshja Man United – Liverpool nuk do të luhet sot

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit është shtyrë dhe më nuk ka gjasa të luhet sot.

Takimi fillimisht u pezullua për shkak të protestave të fansave nikoqirë në ‘Old Trafford’, të cilët u futën me forcë në stadium në kërkim të largimit të famlijes Glazer nga kryesia e klubit, transmeton Periskopi.

Trazira pati në të gjithë qytetin, përfshirë jashtë hotelit ku po qëndronte skuadra e ‘Djajve të Kuq’, teksa United tash ka dalë me komunikatë ku ka thënë se ndeshja është shtyrë për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.

Diskutimet do të zënë vend me Premier Leaguen për vendosjen e datës së re. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: