Zyrtare: Ndeshja Gjilani – Ballkani luhet në Suharekë
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila i takon xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet në Suharekë.
Kështu, ka njoftuar të mërkurën skuadra e Ballkanit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 15:00, ndërsa në njoftim thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët si me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas Ballkanit, do të jetë një ditë feste për shkak të mbrojtjes së titullit të kampionit.Ballkani vikendin e shkuar u konfirmua kampion i Kosovës dhe ky është titulli i tij i dytë në histori të klubit.
“Festa e mbrojtjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, ka shkruar Ballkani.