Zyrtare: Ndeshja Fushë Kosovë – Vjosa që u ndal për shkak të dhunës, do të përsëritet
Ndeshja e ndalur për shkak të dhunës mes Fushë Kosovës dhe Vjosës do të përsëritet, shkruan Periskopi.
Këtë vendim e ka marrë Komisioni i Garave për Ligën e Dytë në FFK.
Komisioni potencon se asnjëra palë nuk ka qenë fajtore për shpërthimin e dhunës, teksa ka vendosur që të përsëritë 90-minutëshin.
Ndeshja do te zhvillohet me datë 25.04.2021(e diele) ndërsa skuadrat respektive do të njofohen me kohë sipas rregullores së garave dhe akteve normative.
Nëse nuk respektohet ky vendim i Komisionit të Garave, klubet do të përballen me psoja juridike.
Vendimi i Komisionit të Garave në Ligën e Dytë: