Zyrtare: Ndeshja Atletico – Chelsea nuk zhvillohet në Spanjë
Shtëpia e madhe e futbollit, UEFA ka deklaruar se ndeshja mes Atletico Madridit dhe Chelseat, që zhvillohet në kaudër të eliminimit direkt nuk do të zhvillohet në Spanjë, përcjell Periskopi.
Ndeshja nuk do të zhvillohet në Spanjë, kjo për arsye se shteti spanjoll nuk lejon arritjet nga Anglia dhe nuk ka ndonjë rregull të veçantë as për futbollistët.
Vendi ku do të zhvillohet ndeshja Atletico Madrid – Chelsea do të jetë Bukureshti.
Vlenë të theksohet se, kjo nuk është e vetmja ndeshje që do zhvillohet në stadium neutral, ngase kështu ka ndodhur edhe me ndeshjet e tjera si Borussia Monchengladbach – City dhe RB Leipzig – Liverpool. /Periskopi.