Zyrtare: Ndërpritet loja mes Brazilit dhe Argjentinës
Ngjarje të pazakonta kanë ndodhur në ndeshjen Brazil – Argjentinë.
Kur ishin luajtur vetëm nëntë minuta lojë, policia federale e Brazilit dhe disa punonjës shëndetësorë kishin zbritur në fushë për të ndalur katër lojtarë të Argjentinës.
Emra si Emiliano Martinez e Lo Celso janë në mesin e lojtarëve që thuhet se kanë shkelur protokol, përcjell Periskopi.
Pas këtyre skenave, CONMEBOL ka vendosur t’i jap fund ndeshjes para kohës.
Kësisoj, ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës është ndërprerë. /Periskopi/