Zyrtare: Milani “blindon” yllin e skuadrës

Milani sapo ka njoftuar rinovimin e kontratës me Davide Calabria.
We are as happy as you are, @davidecalabria2 ❤️? #SempreMilan pic.twitter.com/MP41MMFXsg
— AC Milan (@acmilan) July 9, 2021
Calabria ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Rossonerët” që do ta mbajë atë deri në vitin 2025 në “San Siro”, një lëvizje e sigurtë nga ana e bordit të klubit.
25 vjeçari ishte i lënduar në gjysmën e sezonit të fundit, ai ishte bërë pjesë e rëndësishme e paraqitjeve të mira të Milanit nën urdhërat e Stefano Piolit.
Calabria gjatë shtatë sezoneve me Milanin ka regjistruar 151 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola, ku shihet si një lojtary shumë i rëndësishem tek skuadra e Piolit.