Zyrtare: Milan transferon edhe Yacine Adli

Zyrtare: Milan transferon edhe Yacine Adli

Skuadra e Milan po mbyll pazaret e fundit para mbylljes së merkatos.

Merkatoja e verës mbyllet sonte, dhe skuadrat  janë duke bërë lëvizjet e fundit për një fond sa më të mirë të lojtarëve.

Është skuadra e Milan tani që ka kompletuar edhe një lëvizje, duke transferuar Yacine Adli nga Bordeaux, transmeton Periskopi.

Lojtari do t’i bashkohet klubit në vitin 2022, pasi do të qëndrojë paraprakisht si i huazuar te skuadra e Bordeaux.

Po ashtu, Milan ka mbyllur marrëveshje edhe me talentin e Parma, Chaka Traore. /Periskopi/

Shpërndaje në: