Zyrtare: Mësohet se kur do të luhet ndeshja e mbetur mes Arsenalit dhe Evertonit
Ndeshja e shtyrë e Arsenalit ndaj Evertonit në Premier League do të zhvillohet të mërkurën, më 1 mars në orën 20:45.
Ndeshja kundër Evertonit fillimisht duhej të zhvillohej në shtator të vitit 2022, por u anulua si shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Megjithatë, tani do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Emirates Stadium, por nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar, njofton Arsenali.
Klubi i Mikel Artetas ndodhet në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Manchester City.