Zyrtare: Maqedonia e veriut nënshkruan me trajner të ri

Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar pasuesin e Igor Angelovksit, pas eliminimit nga Euro 2020.
Igor Angelovskit është larguar ndërsa në vend të tij është emëruar Blagoja Milevski.
50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropianin për U-21.
Në karrierën e tij Milevski ka drejtuar edhe Vardarin e Shkupit ndërkohë që për pak kohë ka qenë edhe pjesë e klubi izraelit Ashdod.
Presidenti i Fedaratës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini, ka thënë se e Milevskin ndajnë të njëjtin vizion.
“Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë”.